MPB me detaje për plagosjen e mbrëmshme në Haraçinë

Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se një 42-vjeçar me iniciale Q.D. është personi që u plagos mbrëmjen e djeshme në Haraçinë të Shkupit.

“Më datë 22.10.2024 në ora 20:50 në SPB-Shkup, nga Klinika “Nënë Tereza” është raportuar se te ata është dërguar Q.D. (42) nga fshati Haraçinë i Shkup, me plagë nga arma e zjarrit në pjesën e këmbës së djathtë. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se rreth orës 20:00, Q.D. është thirrur nga një person që të dalë para derës së shtëpisë së tij, pas çka personi ka qëlluar në drejtim të tij. Në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja armësh. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share