MPB me detaje për ngjarjen në Kumanovë ku u plaçkit torba me para, arrestohen dy persona nga fshati Bukoviq i Shkupit

“Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32), të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit. Ata dyshohet se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, me automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit, kanë goditur automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S. (63 ). nga Kumanova, pas çka kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një torbë me para dhe më vonë i kanë vënë flakën automjetit Range Rover.

Ata janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share