Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 36 vjeçarin D.U. nga Struga.
Sipas njoftimit të MPB-së gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar dy bomba dore, dy predha me kalibër të ndryshëm, një pushkë ajrore “Gamon” një qese me marijuhanë dhe lëndë të tjera. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë të Strugës dhe pas konsultimeve me Prokurorin publik dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritën padi adekuate.