Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë kryer kontrolle në transportin e nxënësve, në të gjithë territorin e vendit, përcjell TV21. Gjatë kontrollit janë konstatuar 47 kundërvajtje në komunikacion, ndërsa dy automjete janë përjashtuar nga qarkullimi.
“Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe ditëve në vijim. U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thonë nga MPB.