Këtyre ditëve në MPB kanë mbërritur denoncime të qytetarëve për një mesazh elektronik, në emër të Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski, ku pretendohet bashkëpunimi me EUROPOL-in, si një lloj i një kërkese për sqarim gjyqësor, pranuesi i mesazhit njoftohet se përballet me procedura juridike për një sërë veprash të sajuara penale, që nuk i ka kryer. Më pas, pranuesi i mesazhit thirret që ta kontaktojë dërguesin për sqarimin e veprave të pretendduara, njofton KlanM.
MPB-ja u bën thirrje qytetarëve se bëhet fjalë për mesazh të rrejshëm që nuk është dërguar nga MPB, e as nga ndonjë institucion tjetër për zbatimin e ligjit.
Këto mesazhe elektronike, sic përcjell KlanM komunikatën e MPB-së, janë shembuj klasik për mashtrime ku qëllimi është që mashtruesit të mbërrijnë tek të dhënat personale të qytetarëve dhe keqpërdorimin e tyre.
MPB bën thirrje që të mos hapen këto mesazhe e aq më pak të kontaktohet dërguesi përmes linkut të vendosur.
Nga MPB-ja njoftojnë se përpjekje të këtilla mashtrimi me parashenjë ndërkombëtare, janë dërguar edhe në adresë të qytetarëve të vendeve tjera të rajonit.