MPB: Lejet e vozitjeve ndryshoni në kohë, ndryshe afati i fundit është më 31 dhjetor

Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, sipas ndryshimit të ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31 dhjetor 2024.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ende posedojnë patentë shoferi me emrin e vjetër kushtetues, ta ndryshojnë atë deri në përfundim të afatit, për të shmangur krijimin e tollovive të panevojshme.

Nga MPB gjithashtu njofton se të gjitha kapacitetet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për ndërrimin e patentave të shoferit brenda afatit të rregullt.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share