MPB-ja i drejton apel qytetarëve, nëse ndonjëri i njeh dikë nga huliganët, siç është personi në inçizim i cili hodhi koktej molotovi në drejtim të policisë dhe të godinës së Kuvendit, mund ta denoncojë në numrin e telefonit 192 ose në stacionin policor më të afërt. Pa marrë parasysh se a është denoncimi anonim ose jo, nëpunësit policor do të veprojnë dhe nëse identiteti vërtetohet, kundër dhunuesve do të ndërmerren masa ligjore adekuate.
Ministria apelon deri te qytetarët të mos lejojnë të futen në skenare të askujt, ose në incidente të dhunshme, për arsye se do të ndërmerren masa të rrepta dhe nuk do të tolerohet shkelja e rendit dhe qetësisë publike. Çdo dialog duhet të udhëhiqet në institucionet e sistemit, kurse pikërisht policia e Maqedonisë është garantuesi i sigurisë të këtyre institucioneve, si dhe të shtetit dhe të qytetarëve të tij.
Lexo gjithashtu
Parashikimi i motit 23 Shtator 2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut pritet të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të dobët lokal.…
23.09.22 09:16
Disa pjesë të lagjes së Butelit, Qendrës dhe Aerodromit sot pa rrymë
Pa energji elektrike sot prej orës 12:30 deri në orën 15:30 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e…
16.12.22 09:40
Spasovski komenton ngjarjet e fundit në komunën e Haraçinës
Oliver Spasovski i ka komentuar ngjarjet e fundit në komunën e Haraçinës ku mes tjerash tha se janë…
25.05.23 14:46