MPB: Kallëzim penal kundër 12 personave

MPB-ja njofton se lidhur me veprën e kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale” sipas nenit 385 të Kodit Penal, që është bërë më 05.07.2022 gjatë protestës para Kuvendit të RMV-së, ku ishin lënduar 47 policë dhe ishte dëmtuar ndërtesa e Kuvendit, Qeverisë, MPJ-së, automjete dhe pajisje policore, nga liria janë privuar 11 persona, kurse pas identifikimit edhe 4 persona tjerë, apo gjithsejt 15 të ndaluar prej të cilëve 3 të mitur.

Nga ana e zyrtarëve të policisë nga Departamenti për krim të dhunshëm, pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, kundër 12 personave është dorëzuar kallëzim penal në procedurë të shpejtë.

Personat e denoncuar gjatë mbrëmjes së djeshme janë paraqitur para Gjykatësit të procedurës paraprake, ku një personi I është shqiptuar masa e paraburgimit kurse shtatë të tjerëve paraburgim shtëpiak. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share