Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kryer pagesa për vitin 2021 ndaj 288 të punësuarve për shpenzimet e ushqimit gjatë turnit të natës.
Ministria e Brendshme, në bazë të Ligjit për Marrëdhënie Pune dhe marrëveshjes kolektive të MPB-së, e cila përcakton detyrimin e punëdhënësit për të paguar harxhimet për ushqimin ose ushqimin e siguruar gjatë punës në turnin e natës. MPB ka paguar ushqimin për punën e natës për 288 punonjës që kanë punuar natën gjatë vitit 2021, një e treta e ngarkesës vjetore të punës me kohë të plotë, thonë nga MPB.
“Pagesa bëhet në bazë të vendimeve të përgatitura për rimbursimin e shpenzimeve ushqimore për punën e natës. Për këtë qëllim nga buxheti i MPB-së janë paraparë rreth 7.000.000 denarë të cilat do të paguhen në ditët në vijim”, thonë nga MPB./KlanMacedonia/