MPB-ja vazhdon ”betejën” kundër mjeteve piroteknike!

FUSHATA “FISHEKZJARRE JO – SIGURIA PARA SË GJITHASH”

Policia e Strumicës ka privuar nga liria 54 vjeçarin me iniciale A.I, të cilit gjastë bastisjes në shtëpinë e tij i ishin gjetur 5.880 copë mjete piroteknike.

Buletini policor gati për cdo ditë njofton për aksione të këtilla të policisë për të çuar në minimum futjen në treg të materialeve piroteknike.

Po, autoritetet e sigurisë në vend, duket se seriozisht e kanë marrë luftën kundër përdorimit të mjeteve piroteknike, në prag të festave të fundvitit.

Me moton “Fishekzjarre JO – siguria para së gjithash” në sheshin e Shkupit, MPB në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe me mbështetje të Klinikës Universitare për kirurgji plastike dhe rikonstruktive, kanë vazhduar fushatën për të ngritur vetëdijen për rreziqet nga përdorimi i pautorizuar I mjeteve piroteknike.

“Fishekzjarret nuk janë lojë, kurse përdorimi gjatë festave mund të rrezikojë jetën dhe shëndetin dhe mund të lënë pasoja të rënda për të rinjtë. Mesazhi ynë është – fishekzjarret janë të dëmshme dhe aspak nuk janë “cool” – tha Spasovski.

Në fokus të fushatës janë të rinjtë.

“Është alarmues fakti se rreziku më I madh për lëndime nga fishekzjarret janë duart. Madje një shpërthim i vogël mund të ketë pasoja invaliditeti, që më as ndikon në aftësitë fizike dhe mirëqenien emocionale”  – tha Sofija Pejkova, drejtore e Klinikës.

Kryqi I Kuq në prag të festave të fundvitit mbështet fushatën e MPB-së.

“Në sferën e parandalimit, vullnetarët tanë do t`i potencojnë pasojat negative nga përdorimi i fishekzjarreve. Do të simulohen lëndime që mund të jenë mjaft serioze dhe do të kycemi në përpjekjet për tejkalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike” – tha Sait Saiti, kryqi i Kuq.

Nga MPB-ja njoftojnë se vitin e kaluar kanë konfiskuar 86.639 copë mjete piroteknike, kurse këtë vit deri në nëntor 21.000 copë, kurse vetëm në 10 ditët e fundit janë konsfiskuar rreth 40.000 copë mjete piroteknike.

Statistikat botërore thonë se mbi 150.000 njerëz në botë mbesin invalid për shkak të përdorimit të fishekzjarreve – 80% prej tyre janë fëmijë nën moshën 16 -vjecare. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share