MPB-ja me kallëzim penal kundër drejtorit dhe pesë të punësuarve tjerë për rastin në Kopshtin Zoologjik

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se me datën 14.07.2022 në ora 18:00, nëpunës policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë MPB-së dhe të Njësisë për Çështje Kriminalistike Karposh i kanë privuar nga liria pesë persona, edhe atë D.M. (25), A.M. (43), M.H. (45), V.G. (46) të punësuar në Kopshtin Zoologjik në Shkup dhe Z.R. (44), si bashkëpunëtor i jashtëm.

Gjatë kontrollit në Kopshtin Zoologjik, paraprakisht pas marrjes së njohurive, ata janë paraqitur në hapësirat ndihmëse të Kopshtit Zoologjik (kuzhinë për përgatitjen e ushqimit për kafshët) se si përgatisin ushqim prej kali (dymbëdhjetë kuaj dhe një mushkë) të cilat i therrin me qëllim të shfrytëzimit të mishit si ushqim për shtazët e egra në Kopshtin Zoologjik.

Personat janë arrestuar në stacion policor, ku më vonë është ftuar edhe K.S. (35), drejtor i Kopshtit Zoologjik, me të cilin është realizuar bisedë. Në vendin e ngjarjes dolën edhe inspektorë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, të cilët kanë konstatuar parregullësi në procedurë dhe e kanë sekuestruar mishin.

Nga ana e SPB Shkup kundër gjashtë personave do të parashtrohet kallëzim penal deri te PTHP Shkup./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share