MPB: Digjet vetura e drejtorit të Burgut të Idrizovës

MPB-ja ka konfirmuar se mbrëmë është djegur vetura zyrtare e Drejtorit të Burgut të Idrizovës, Zoraj Jovanovski.

Sipas buletinit policor, mbrëmë rreth orës 03:35 në Stacionin Policor të Kisella Vodës është denoncuar se është djegur automjeti i parkuar “Volksvagen Pasat” me targa të Shkupit, pronë e Burgut të Idrizovës, që ka qenë e parkuar nga Z.J.

Zjarri ka kapluar edhe pjesë të fasadës së ndërtesës dhe gjësende të tarracave në katet e mëposhtme të ndërtesës. Zjarri është shuar nga Zjarrfikësit e Shkupit, kurse nuk ka të lënduar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Ky nuk është rasti I parë. Gjatë prillit, dy herë brenda tri ditëve, u dogjën vetura të zyrtarëve të Burgut të Idrizovës. Ende nuk është zbuluar se kush qëndron pas këtyre akteve./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share