MPB del me detaje të reja nga incidenti i armatosur në Haraçinë

MPB ka dalë me informacionet e reja lidhur me rastin e një incidenti me armë në Haraçinë, përmendur para pak çastesh nëpër disa media vendase.

“Me datë 01.11.2024, rreth orës 19:00, nga Qendra Emergjente “Nënë Tereza” në SPB Shkup është raportuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët kanë qenë në një veturë Audi”, thuhet në MPB.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share