MPB: Bastisje në Shkup, arrestohen katër dilerë!

Policia e Shkupit, Njësia për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë gjatë një aksioni të përbashkët në rajonin e Shkupit, në bazë të hetimeve paraprakisht të zbatuara dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, kanë kryer bastisje në katër lokacione në rajonin e Shkupit, përcjellë KlanM, ku janë privuar nga liria katër persona, kurse është gjetur një laborator i jashtëligjshëm për prodhimin e marijuanës, drogë e ndryshme dhe armë.

Policia njofton se bastisje janë kryer në Shkup, në Vllae dhe në Draçevë, kurse kundër kryerësve do të ngriten procedura përkatëse./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share