MINISTRIA E DREJTËSISË: FILLIMI I REAGIMIT ADEKUAT KUNDËR DUKURIVE DEVIJUESE
MPB-ja njofton se sot nga ora 06.00 deri ora 09.00, përmes një aksioni të koordinuar midis Policisë së Shtipit, Njësitet për Shpërndarje të Shpejtë, Departamentit për shkatërimin e krimit serioz dhe Policisë Kriminale, sektorit për tregti të jashtëligjshme me drogë dhe armë dhe policisë së burgut, është zbatuar një aksion policor në rajonin e Shtipit, raporton KlanMacedonia.
MPB-ja njofton se bastisje janë kryer edhe në Burgun e Shtipit, me qëllim të gjetjes së gjësendeve të ndaluara tek të burgosurit, sic thuhet për të parandaluar kryerjen e veprave penale në institucionet ndëshkuese – përmirësuese. Me urdhër të Gjykatës së Shtipit janë bastisur 11 qeli dhe 39 të burgosur.
“Gjatë bastisjeve janë gjetur dhe konfiskuar; celularë, mbetje të materjeve të pluhurit, shumë e konsiderueshme e parave nga sa që ligjërisht lejohet të mbajnë të burgosurit, thika dhe gjësende tjera të forta, shufra hekuri dhe gjësende tjera të forta”
Është prononcuar edhe Ministria e Drejtësisë. Sipas tyre akisoni në Burgun e Shtipit është pjesë e aksioneve të koordinuara nëpër institucionet ndëshkuese-përmirësuese që do të vijojnë edhe ditët në vijim. Askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia – thonë nga Ministria e Drejtësisë duke shtuar se ky është fillimi I afirmimit dhe reagimit adekuat ndaj dukurive devijuese. /KlanMacedonia/