11 VJEÇARJA GODITET PËR VDEKJE NË VENDKALIMIN E KËMBËSORËVE
Pas dy ditëve në arrati policia ka arrestuar 29-vjeçarin nga Velesi, i cili aksidentoi për vdekje një 11-vjeçare. MPB-ja njoftoi se policia ka arritur ta lokalizojë dhe ta arrestojë. Ai do të merret në pyetje për ngjarjen, që më pas, me kërkesë të Prokurorit të dalë para gjykatës.
Gjykatësit e Velesit duhet të vendosin nëse do t`I caktojnë masa për sigurim të prezencës duke marrë parasysh se ishte I pakapshëm për orgenet e ndjekjes.
Vozitësi A.N nuk ka qenë I vetëm më automjetin “Mercedes”. Me të kanë qenë edhe disa persona. Në vend që të ndalojë pas aksidentit, ai ka vazhduar të vozisë. Më pas, fillimisht I ka lënë bashkudhëtarët, ka lënë veturën dhe kishte vendosur të fshehet.
Në këtë aksident, lëndime të rënda ka marrë edhe e ëma e 11-vjecares së aksidentuar për vdekje.
Sipas njoftimeve, aksidenti është shkaktuar kur vozitësi I “Mercedesit” duke lëvizur me shpejtësi të madhe, në vendkalimin e këmbësorëve ka goditur nënën dhe bijën. Vozitësi nuk është ndalur pas aksidentit, por është arratisur nga vendngjarja, sic thuhet, me shpejtësi të madhe.