MPB: 286 sanksione për vozitje të shpejtë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (15.12.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Maqedonisë për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 286 drejtues mjetesh.

Prej tyre, shtatë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Njëkohësisht në vendbanim tejkaluan shpejtësinë 148 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 138.

Kontrollet e aksionit të intensifikuar vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta, njofton MPB.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share