MPB: 172 sanksione për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (08.06.2022), ka zhvilluar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ku 172 drejtues mjetesh janë sanksionuar. Prej tyre, 12 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 71 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në një zonë të banuar dhe 101 në një zonë jo të banuar. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga Ministria për Punë të Brendshme  bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share