Portugalia nuk heq dorë nga ideja për të sjellë Jose Mourinho në krye të kombëtares luzitane. Sipas të përditshmes “A Bola”, sot mbyllet faza përgatitore e Roma në Portugali dhe më pas skuadra do të niset për në Itali, por jo e plotë.
Me skuadrën nuk do të fluturojë trajneri portugez, i cili do të qëndrojë në Portugali oër të kaluar Krishtlindjen me familjen e tij. Para rikthimit të tij në Romë, trajneri do të zhvillojë një takim me drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit.
Ky takim është programuar më 26 dhjetor dhe Mourinho do të diskutojë me Fernando Gomes, presidentin e Federatës. Pas këtij takimi, ai do të bisedojë edhe me drejtuesit e Romës, klub me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024.