Mourinho pranë rekordit në Europë

Fitorja e mundshme ndaj Betis, portugezi do parakalonte në renditje Sir Ferguson

Jose Mourinho vetëm 90 minuta larg historisë. Trajneri i Romës do të bëhet trajneri me më shumë fitore në Europë në rast se skuadra verdhekuqe do t’ia arrijë të triumfojë në përballjen kundër Real Betis në raundin e tretë të fazës së grupeve të Europa League. Nëse Roma mposht Betisin në Olimpiko skuadra italiane do forconte pozitat në krye të grupit C, ndërsa Murinjo do të hyjë me të drejtë në historinë e futbollit.

Portugezi do të bëhet trajneri më i suksesshëm në Europë, duke parakaluar legjendën, Sir Alex Ferguson. Deri më tani, dyshja ka shënuar 106 fitore në arenën ndërkombëtare, me portugezin që tashmë është shumë pranë lavdisë personale.

Pas tyre gjendet një përbindësh i kompeticioneve Europiane si Carlo Ancelotti me 105 fitore.
Vendi i katërt shkon për një ish-trajner si Arsene Wenger me 96 ndeshje të fituara në Europë. Renditja e veçantë vazhdon më pas me emra tepër të rëndësishëm të trajnimit.

Nën drejtimin e skuadrave si Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City, spanjolli ka shënuar 95 fitore në kompeticionet Europiane, shifër e cila sigurisht do të rritet në të ardhmen. Unai Emery është i distancuar ndjeshëm nga rivali i tij, pasi deri më tani ka fituar 11 ndeshje më pak, teksa renditja vijon me Rafa Benitez, Diego Simeone, Jurgen Kloop dhe Luis van Gaal.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share