Portugezi është gati që të firmosë kontratën e re, por në familjen “Friedkin” ka dyshime
Pronarët aktualë të Romës janë të ndarë në lidhje me vendimin për t’i dhënë Jose Mourinhos një kontratë të re. Verdhekuqtë fituan së fundmi 2-0 kundër Napolit, me të kaltrit që e përfunduan sfidën me nëntë lojtarë në fushë.
Për Romën fitorja kishte mjaft rëndësi, e ekipi pozicionohet në vend të gjashtë në renditjen e Serie A.
Mourinho e ka bërë tashmë të qartë sipas italianes “La Reppublica” se dëshiron të nënshkruajë një marrëveshje të re.
Edhe pse portugezi ka fituar zemrat e tifozëve, situata në familjen “ Friedkin” që zotëron Romën është e komplikuar.
Kjo sepse në familje ka pakënaqësi dhe kjo shton dyshimet për një rinovim të mundshëm. Portugezi ka sjellë pakënaqësi për disa prej veprimeve të tij. E megjithatë, familja e ka mbështetur në heshtje në mënyrë që të mos krijojë tension mbi grupin.
Disa brenda familjes do të donin një ndryshim, ndërsa të tjerë nuk duan të shikojnë humbjen e trashëgimisë që Roma ka fituar nën drejtimin e Murinjos. Ndërkohë klubi vazhdon që të reflektojë për vendimin final.
Klan News