Sevilla për herën e shtatë është fituese e Europa League.
Klubi spanjoll e mposhti në finale Romën pas ekzekutimit të penalltive.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1:1, derisa në penallti më e saktë ishte skuadra e Julen Lopetegui, që qëlloi saktë katër herë, derisa ajo e Jose Mourinhos vetëm një herë.
E duket se humbja e mërziti goxha fort Mourinhon, i cili bëri një gjest të papapritur.
Portugezi s’e mori fare me vete medaljen.
Ai e hodhi atë në drejtim të tifozëve.
Pamjet e këtij e veprimi të “Special One” u bënë virale kudo në internet.
Roma ishte e para që kaloi në epërsi, me golin e Paolo Dybala, i cili realizoi në minutin e 35-të.
Por, romakët këtë epërsi arritën ta mbajnë vetëm deri në minutin e 55-të, kur Gianluca Mancini, shënoi autogol për t’ua dhënë barazimin skuadrës kundërshtare.