Mourinho drejt Napolit?

Do të takohet me presidentin De Laurentiis

Jose Mourinho nuk dëshiron të largohet nga kampionati italian i futbollit. Portugezi beson se me klube të Serie A mund t’ia dalë të fitojë trofe dhe të jetë në elitën e futbollit europian. Vizita e tij këtë  fundjavë në Barcelona u aludua si kontakt me klubin më të mirë të qytetit, por The Times thotë se Special One do të takohet me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis pasi skuadra të kthehet nga Arabia Saudite.

Në fakt menaxheri i tij George Mendez i ka telefonuar numrit një të klubit për të lënë një takim në mënyrë që të diskutohen mundësitë e bashkëpunimit. Çështja është se Mourinho kërkon një zgjidhje të shpejtë për t’i treguar edhe drejtuesve të Romës që bënë gabim që e shkarkuan.

Çështja financiare është më e rëndësishmja, pasi Mourinho nuk kushton pak nga ana tjetër, takimi me De Laurentiis do të shërbejë për të kuptuar se si mund të jetë bashkëpunimi mes tyre duke patur parasysh që të dy janë arrogantë në komunikim, madje edhe drastikë në vendime.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share