Mourinho bëhet me dy mesfushorë të rinj

Leonardo Paredes dhe Renato Sanches priten të jenë dy transferimet e reja të Romës.

Argjentinasi dhe portugezi do t’i kryejnë testet mjekësore sot dhe më pas do të bëhet zyrtarizimi i tyre.

Sipas gazetarit sportiv Fabrizo Romano, Paredes është blerë në vlerë prej 4 milionë euro, teksa Sanches do të shkoj si në formën me klauzolë blerjeje prej 15 milionë euro nëse ai do të luajë 60 për qind të ndeshjeve me Romën.

Kështu trajneri Jose Mourinho, do të ketë në dispozicion edhe dy mesfushorë në ekipin e tij.

Dy lojtarët ishin pjesë e Paris Saint-Germainit. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share