MotoGP shton spektaklin në pistë

MotoGP befason të gjithë dhe është gati për të ndryshuar formatin që këtë sezon. Pavarësisht se kishte zëra se ajo do të ndodhte në kampionatin e vitit 2024, ajo do ndodhë që në garën e radhës, në Silverstone programuar për në fillim të muajit gusht.

Në Çmimin e Madh të Britanisë do të implementohet një stil ndryshe që nga mbërritja e skuderive deri në ceremoninë e dhënies së medaljeve. Krahasuar me formatin aktual, në Silverstone do të shtohet një provë 60 minutëshe që do të mbahet të premten, e cila do të shërbejë thjeshtë për formatim dhe më pas seancën e kualifikimit.

Më pas të shtunën do të ketë dy seanca kualifikimi, teksa do të mbyllet me garën e Sprintit. E diela mbetet e pandryshuar, me testin e mëngjesit dhe më pas garën kryesore. Ndryshime këto nga drejtuesit e lartë të MotoGP që duan të shtojnë spektaklin dhe adrenalinën, duke kopjuar deri diku Formula 1. Botërori shpejtësisë kërkon të fitojë popullaritet dhe të rrisë numrin e ndjekësve të garave.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share