Motoçiklisti përplas tufën e deleve në rrugën Veles-Shtip, përfundon në spital

Nga MPB njoftojnë se një motoçiklist ka marrë lëndime të rënda pasi është përplasur me një tufë delesh në rrugën Veles-Shtip.

“Me datë 08.10.2023 në ora 16:30 në Stacionin Policor të Shën Nikollës është raportuar se në rrugën kryesore Veles-Shtip, kryqëzim për fshatin Karatmanovë, motoçikleta “Suzuki” me targa të Shën Nikollës, që po drejtohej nga D.A.(36) nga fshati Erzheli, ka goditur delet duke kaluar rrugën dhe është rrëzuar. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar motoçiklisti, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit”, theksojnë nga MPB.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share