6 – 7 DITËT E ARDHSHME TEMPERATURA NGA 31 DERI 40 GRADË
Nën ndikimin e një mase shumë të nxehtë dhe stabile ajrore nga drejtimi jugor nga Afrika e Veriut, nga sot dhe në 6 – 7 ditët në vazhdim, moti në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, thonë metereologët, sic njofton KlanM, duke paralajmëruar në këtë mënyrë një valë të re të nxehtit afrikan, me temperature që do të tejkalojnë 35 gradë Celsius.
Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, njofton se gjithkund do të aktivizohet niveli I verdhë, kurse vende-vende edhe niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.
Nga e enjtja, sic percjell KlanM, do të rriten kushtet për jostabilitet në orët e pasditës, me shira të rrëmbyeshme dhe zbrazje elektrike.
Metereologët thonë se në viset qendrore dhe juglindore si dhe në Luginën e Shkupit, netët do të jenë “tropikale” me temperatura që nuk do të jenë nën 20 gradë.
UV-indeksi do të jetë shumë i lartë dhe për këtë shkak u bëhet thirrje qytetarëve që pa nevojë të mos dalin nga shtëpitë nga ora 11.00 deri 17.00 dhe të pijnë sa më shumë lëngje.
Megjithatë, sipas metereologëve, sic njofton KlanM, kjo valë e të nxehtit nuk do të jetë ekstreme sikurse vala e parë e të nxehtit afrikan kur u shënuan temperature mbi 40 gradë celsiues. /KlanMacedonia/