EDHE QERSHORI ME MOT TË NDRYSHUESHËM DHE ME TË RESHURA
Në horizont nuk shihet përmirësimi i motit dhe ardhja e valës së nxehtë afrikane në vend – paralajmërojnë metereologët, sic njofton KlanM, duke pohuar se edhe qershori do të karakterizohet me mot jostabil, ku vende-vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig të përcjellë me rebeshe shiu, breshëri, zbrazje elektrike dhe erërave të fuqishme.
Pamjet që po i shihni janë nga rajoni i Kavadarit, ku sipas autoriteteve, janë përmbytur disa objekte. Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev, sic njofton KlanM, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për aktivitetet e shërbimeve komunale rreth përballjes me pasojat e motit të lig.
Moti I lig ka përfshirë edhe rajonin e Prilepit. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, sic percjell KlanM, është rritur niveli I lumejve, kurse ishin përmbytur disa rrugë të qytetit.
Moti I lig me shi dhe breshër mbrëmë ka shkaktuar rrëshqitje të dheut në rrugën rajonale Ohër – Shën Naum tek fshati Lubanishtë kurse trafiku në atë pjesë është ndërprerë tërësisht.
Metereologët, sic njofton KlanM, thonë se për shkak të ndikimit të një mase të lagësht jostabile ajrore nga jugperëndimi, në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë moti jostabil, me paraqitje të shpeshta të shirave të rrëmbyeshme lokale.
Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig, andaj metereologët bëjnë thirrje për kujdes maksimal.