Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme bore në male dhe në vendet më të larta dhe reshje shiu e bore në zonat më të ulëta.
Pasdite do të fillojë të fryjë erë e fortë veriperëndimore, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ku në shumë vende do të jetë e fortë me mbi 80 kilometra në orë, kurse në male mbi 90 kilometra në orë, e cila do të shkaktojë rënie e mprehtë e temperaturës drejt të dielës.
Meteorologët njoftojnë se nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe dukshëm më i ftohtë, e në disa vende do të fryjë borë dhe do të fryjë erë e fortë veriore.
Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil, i ftohtë dhe me erë me temperatura minimale nën -10 gradë, e vende-vende temperaturat ditore do të jenë nën zero.