Moti sot në orët e para të mëngjesit do të jetë pjesërisht i vranët me kushte për reshje lokale të shkurtra shiu dhe bubullima.
Pasdite vranësitë do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell dhe më i freskët me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e fortë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 25 deri në 33 gradë.
Në Shkup paradite do të jetë pjesërisht me vranësira, ndërsa pasdite vranësitë do të zvogëlohen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.
Nga nesër do të mbajë mot stabil dhe më i freskët me erë mesatare që do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi.