Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Pasdite në më shumë pjesë të vendit moti do të jetë jo-stabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17 ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 20 deri në 27 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me vranësira të ndryshueshme ndërsa pasdite me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24 gradë Celsiusë.