Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot në mëngjes, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Megjithatë, në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, pritet të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Në disa zona, reshjet do të jenë në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër. Temperaturat minimale do të variojnë nga 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 32 deri në 39 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe ngrohtësi në mëngjes, por pasdite do të ketë reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima. Temperaturat në kryeqytet do të variojnë nga 20 gradë në mëngjes deri në 38 gradë në mesditë.

Gjatë fundjavës dhe javës së ardhshme, moti do të vazhdojë të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima në pasdite dhe mbrëmje. Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa ato ditore do të pësojnë një rënie graduale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share