Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Erërat do të jenë të lehta deri mesatare, kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin prej 10 deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 36 gradë Celsius. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.

Në Shkup, moti do të mbahet kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të Drejtorisë per Punë Hidrometorologjike, do të ketë një periudhë me mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë, me rritje të temperaturës ditore. Temperaturat do të jenë mbi 30 gradë Celsius kudo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share