Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët, mjaft i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Do të krijohen kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër me shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Prej mesditës do të krijohen kushte për paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.
Mot i ndryshueshëm me vranësira do të mbizotërojë këtë fundjavë, herë pas here i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të krijohen kushte për shfaqjen e një stuhie afatshkurtër me shkarkime të forta elektrike, erëra të forta dhe paraqitje të izoluar të breshrit.
Nesër dhe të hënën do të fryjë erë e fortë veriperëndimore e cila do të shkaktojë rënie të lehtë të temperaturave.