Sipas parashikimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometerologjike në Maqedoni, sot në Shkup pritet një ditë me diell dhe e ngrohtë, ndërsa vranësirat do të jenë të vogla dhe lokale. Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, duke arritur vlerën minimale prej 6°C në qytetin e Tetovës. Mesdita sjell rritje të ndjeshme të temperaturave, duke regjistruar vlerën maksimale deri në 27°C në qytetin e Shkupit dhe Manastirit.
Ndërkohë, situata atmosferike e qëndrueshme do të shoqërojë natën në të gjithë Republikën e Maqedonisë Veriore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit, me vranësira më të theksuara në zonat Jugperëndimore, megjithatë nuk priten reshje shiu.
Era e lehtë do të fryjë gjatë paradites, ndërsa mesatare gjatë pasdites, duke arritur shpejtësinë prej 28 km/h nga drejtimi perëndimor 1./tvklan.mk/