Sot moti do të karakterizohet nga periudha të alternuara të vranësirave dhe diellit. Sipas parashikimeve, gjatë ditës pritet që të fryjë një erë e dobët deri në mesatare, ndërsa natën do të përjetojmë një rritje të intensitetit të erërave.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë relativisht të ulëta, duke variuar nga 1 deri në 7 gradë Celsius, por do të ngrohen gjatë ditës, me maksimume që pritet të arrijnë nga 12 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup temperatura maksimale që pritet të jenë rreth 16 gradë dhe minimale rreth 4 gradë, duke bërë që klima të jetë relativisht e freskët. Pavarësisht nga këto kushte, pritet që moti të mbetet i qëndrueshëm pa reshje të mëdha shiu, duke ofruar kushte të përshtatshme për aktivitete të jashtme. /Tv Klan