Moti sot në Maqedoninë e Veriut sërish do të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.
Proceset lokale do të jenë më intensive me reshje më të dendura dhe kushte për breshër, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Paralajmërohet se do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior.
Sipas njoftimeve të DPHM-së, të hënën pritet mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të kohëpaskohshme, shtrëngata dhe erëra të forta, si dhe me breshër.
Ndërsa prej të martën temperaturat ditore do të jenë në rritje graduale.