Moti sot: Mëngjesi me diell ndërsa pasdite me erë dhe reshje shiu…

Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë e fortë jugperëndimore.

Kah fundi i ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, të përcjella lokalisht me bubullima të rralla dhe erë të fortë mbi 70 km/h.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 21 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, me erë mesatare deri të fortë nga jugu.

Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, herë-herë të rrëmbyeshëm, të përcjellë me erë të fortë me shpejtësi mbi 60 km/h.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

Sipas njoftimeve të Administratës për Çështje Hidrometeorologjike, reshje të herëpashershme të shiut do të ketë edhe ditën e hënë.

Reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima të rralla dhe erë të fortë me shpejtësi mbi 70 km/h.

Për shkak të depërtimit të masës ajrore më të ftohtë në malet më të larta, do të ketë reshje të borës.

Në ditët në vijim nën ndikimin e valëve të lagështa do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, me reshje të herëpashershme të shiut.

Të mërkurën pasdite dhe të enjten pritet mot i paqëndrueshëm me reshje më të dendura, të përcjella me shtrëngata. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share