Moti sot me vranësira, me kushte për reshje shiu dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Kryesisht në pjesët perëndimore do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Do të fryjë erë e fortë veriore.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 37 gradë.

UV indeksi =8

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë mesatare veriore.

emperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Nga e hëna do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare veriore.

Në zonat malore do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurtra të shiut dhe shtrëngata të rralla.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share