Moti sot në mëngjes do të jetë më i freskët, gjatë ditës me vranësira të pjesshme me reshje lokale shiu, sidomos në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor në jugperëndim, e cila do të jetë e fortë kryesisht në zonat jugperëndimore të vendit, mbi 70 km/h. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, kurse maksimalja do të arrijë nga 16 deri në 24 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe mot me diell dhe kushte për reshje të dobëta të shkurtra në pjesë të luginës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugperëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë.