Moti sot me diell dhe temperatura maksimale deri në 39 gradë Celsius, ndërsa në mbrëmje priten reshje shiu

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare.

Pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të jetë lokalisht i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima, erë të fortë dhe kushte për stuhi lokale.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 12 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë.

Indeksi UV do të jetë 8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri mesatare.
Nga fundi i ditës, në disa pjesë të luginës pritet shi i rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë e fortë.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share