Moti: Shi, breshër dhe përmbytje në Strumicë

METEREOLOGËT: EDHE KËTË JAVË TEMPERATURA MBI MESATAREN

Moti i lig i shoqëruar me reshje intensive të shiut, breshërit dhe zbrazjeve të fuqishme elektrike, sic njofton KlanM, mbrëmë ka kapluar qytetin e Strumicës, që ka shkaktuar përmbytje të rrugëve në pjesët më ulëta të qytetit.

Portali “Strumica Denes” dhe TV VIS nga Strumica në profilet e tyre në Facebook kanë publikuar fotografi dhe video ku shihen rrugë të përmbytura nga uji, sic percjell KlanM, duke cituar qytetarë që thonë se nuk mbajnë mend një mot kaq të lig.

Njoftohet se kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve kurse ka pasur ndërprerje të rrymës elektrike. Nuk raportohet për dëme të mëdha.

Ndërkohë, nën ndikimin e aktiviteteve ciklonike dhe një sërë valësh ajrore, sic njofton KlanM, gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbretërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Reshje të borës do të ketë vetëm në viset malore.

Temperaturat edhe më tej do të jenë mbi mesataren, nga 11 deri 17 gradë Celsius, kurse në pjesët juglindore deri në 20 gradë.

Metereologët, sic percjell KlanM, parajmërojnë se këtyre ditëve mbi territorin e Maqedonisë së Veriut do të ketë pluhur dhe rërë Sahare kurse reshjet e shiut që priten gjatë javës, do të përzihen me të njëjtat. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share