SHTRESË DËBORE NËPËR VISET MALORE TË VENDIT
Moti i ndryshueshëm, shirat e dendura, erërat e fuqishme dhe ciklonet e njëpasnjëshme nga Atlantiku dhe Mesdheu kanë rezultuar që në vendit tonë, në viset malore, të paraqitet shtresa e dëborës, njofton KlanM.
Sic shihet nga pamjet e “Ski Macedonia” shtresa e dëborës ka mbuluar Kodrën e Diellit dhe Malet e Mavrovës, kurse në Malin Sharr tashmë janë zbardhur pyjet kurse shtresa e dëborës është regjistruar edhe në vendet që janë nën 2.000 metra lartësi mbidetare.
Nëpër rrjetet sociale shihen pamje të rajonit të Alpeve ku shtresa e dëborës mbërrin në 70 centimetra.
Sipas metereologëve, sic percjell KlanM, nëse vazhdon dinamika e njëjtë e motit, fundjavën e ardhshme shtresa e dëborës arrinë edhe në Ballkan, fillimisht nëpër viset malore, por edhe do të shënohet bora e parë nëpër disa qytete.
Nën ndikimin e një vale të lagësht nga perëndimi, sic njofton KlanM, në vendin tonë do të ketë reshje të shiut që do të përhapen gjithandej. Lokalisht priten reshje të dendura mbi 25 litra në metër katrorë.
Sipas metereologëve, nga e hëna pasdite dhe të martën do të ketë një stabilizim të shkurtër të motit, kurse vala e re e lagësht nga veriperëndimit, sic njofton KlanM, pritet nga e mërkura pasdite, që do të rezultojë me reshje shiu dhe erë të përforcuar veriore.
Në viset malore sërish priten reshje dëbore, kurse temperaturat do të kenë tendenca të rënies, për shkak të depërtimit të valës së ftohtë ajrore nga veriu. /KlanMacedonia/