Mbeturinat ngulfasin këtë atraksion turistik
Vizitorë nga qytete të ndryshme të Kosovës kishin zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në Shkup. E njëri nga destinacionet që ishte përzgjedhur nga agjencitë e Kosovës ishte edhe Kanioni i Matkës, njofton KlanM.
E përderisa ky vend edhe më tej sjell vizitorë nga të gjitha vendet, mbeturinat mbase prishin imazhin e Matkës.
“Natyra është shumë e mirë dhe na pëlqen, jam nga Prishtina dhe kemi ardhur special për Matkën, është shumë vend i bukur”, thotë një qytetar.
Gazetari: Është hera e parë që jeni në Matkë?
Qytetari: Jo, është hera e katërt, është shumë mirë
Disa nga vizitorët e Kosovës kishin qenë edhe më herët por kishte edhe nga ato që ishin për herë të parë. Ishin të zhgënjyer nga mbeturinat.
“Po është hera e parë, Pastërtia a është në nivel apo jo? 50/50″, thotë turisti.
Top-destinacion në këtë mot me diell, Matka është edhe për vizitorët nga vendi. Edhe ata ankohen për papastërtinë.
“Duhet të ketë iniciative dhe të pastrohet në çdo jave apo në muaj. Jam me familjen sot këtu dolëm në natyrë dhe ajri është i pastër”, thotë qytetari.
“Natyrë, Ujë, diell dhe ajër të pastër dhe një kafe”, thotë një qytetar tjetër.
“Mirë është, ujë, natyrë por duhet më shumë t’i kushtohet vëmendje pastërtisë”, thotë qytetarja.
Ndryshe, Matka është një nga peisazhet më të njohura dhe më madhështore në vend. Gjendet vetëm 15 kilometra larg qytetit dhe është vendi më i preferuar për kalimin e fundjavave si nga vizitorë të vendit ashtu edhe të huaj./KlanMacedonia
Gazetar: Avni Tahiri