Moti: ”Përallë dimërore” në disa rajone të vendit!

GJATË FUNDJAVËS STABILIZIMI I MOTIT – TË DIELËN PASDITE RESHJE TË SHIUT DHE BORËS

“Përallë e bukur dimërore” nga Berova…

Pamje të borës në Pelister të Manastirit…

Dhe pamje të reshjeve të borës në fshatin Boshavë e Epërme të Kavadarit…

Janë vetëm disa nga fotografitë që shpërndahen nëpër rrjetet sociale, lidhur me reshjet e borës që kapluan disa rajone të vendit.

Reshjet kishin shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, siç njofton Klan M, veçanërisht në Gjavatë, por sipas një video të publikuar ekipet e “Rrugëve të Maqedonisë” kishin intervenuar për pastrimin e borës.

Për shkak të reshjeve të dëborës dhe temperaturave nën zeron Qendra për Menaxhim me Kriza kishte bërë thirrje që qytetarët t`i shmangin udhëtimet në viset amlore dhe pikat kritike të vendit dhe nëse e bëjnë këtë me vete të kenë pajisjet dimërore.

Metereologët paralajmërojnë se gjatë fundjavës së vazhduar, siç njofton Klan M, në vendin tonë do të ketë stabilizim të motit. Do të ketë më shumë diell por në orët e natës dhe të mëngjesit do të mbeten temperaturat e ulëta që vende-vende do të shkojnë në minus 5 gradë.

Reshje të dobëta të shiut në vvende të ulëta dhe të borës në viset malore, vecanërisht në pjesën veriperëndimore të vendit, do të ketë të dielën pasdite dhe në mbrëmje. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share