Moti në fundjavë! Erë, shi, dëborë – nisi stina e dimrit!

Për të dielën, metereologët paralajmërojnë stabilizim afatshkurtër të motit, por me temperatura të mëngjesit që do të jenë nën zeron.

Sipas “MeteoAlarm” nga e hëna, për shkak të ndikimit të një cikloni të thellë me qendër në Mesdhe që do të jetë i lidhur me ajër shumë të ftohtë verior, do të ketë reshje të dendura të borës dhe shiut.

Në viset malore dhe qendrat e skijimit do të rritet trashësia e dëborës, por “MeteoAlarm” paralajmëron se shtresë dëbore do të formohet edhe nëpër shumicën e qyteteve të vendit. Gjithë kjo do të shoqërohet me erë të përforcuar nga drejtimi verior.

Era e përforcuar ka shkaktuar telashe në Kodrën e Diellit, ku për shkak të sigurisë ndërpritet skijimi dhe përdorimi i teleferikut.

Autoritetet për mirëmbajtjen e rrugëve kanë njoftuar se të gjitha drejtimet rrugore janë të kalueshme duke bërë thirrje për kujdes në viset malore.

Ndërkohë, sot zyrtarisht nisi dimri. Në orën 22:27 fillon kalendarisht stina e dimrit në hemisferën veriore të Tokës.

Kjo ditë do të jetë më e shkurtër e vitit me vetëm 8 orë e 59 minuta, kurse nata do të zgjasë 15 orë e 1 minut.

Mesatarisht dimri në hemisferën verioe zgjat 89 ditë, që do të thotë se pranvera zyrtarisht do të mbarrijë të martën më 20 mars 2025.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share