Moti: Mëngjese të acarta – temperatura deri në – 17 gradë

RRITJE GRADUALE E TEMPERATURAVE GJATË DITËS

Do të vazhdojë periudha e motit stabil dhe të ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit, kurse gjatë ditës do të ketë rritje graduale.

Në vendin tonë vazhdon të mbretërojë mot i ftohtë kurse vende – vende temperaturat ulen deri në minus 10 gradë. Në pjesët veriperëndimore malore, sic percjell KlanM, temperaturat shkojnë deri në minus 15 gradë.

Në mëngjes në Kodrën e Diellit janë shënuar minus 17 gradë Celsius, në Berovë – 15, Krushevë – 14, Mavrovë – 12, Manastir dhe Tetovë – 11, kurse në Shkup dhe Ohër – 9 gradë.

Ky dimër është i vecantë edhe për shkak të borës. Në Kodrën e Diellit, sic njofton KlanM, trashësia e dëborës është 49 centimetra kurse në Mavrovë 18 centimetra.

Nga e enjtja pritet rritje e vogël e temperaturave, por do të vazhdojë moti i ftohtë, vecanërisht gjatë mëngjeseve.

Ditëve në vijim presioni ajror do të rritet dukshëm dhe do të shkojë deri në 1035 hektopaskal, që do të thotë se vendi ynë është në ndikimin e një Anticikoloni të Fuqishëm – thonë metereologët.

Moti i ftohtë por edhe me reshje të jo të zakonshme të borës ka goditur gjithë rajonin. Moti I këtillë është si pasojë e valës siberiane që ka mbërthyer gjithë Ballkanin dhe Europën Jugore.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share