Moti i lig: Përmbytje në Bukoviq dhe Llaskarcë!

Dëme materiale nëpër shumë shtëpi

 

“Dy dhoma bashkë me korridorin të gjitha janë në ujë, edhe banjo është në ujë”

 “I kemi nxjerrur jasht kolltuket, shporetat, frigoriferin të gjitha”.

Këto ishin pasojat e motit të lig që mbrëmë kaploi edhe Komunën e Sarajit, njofton KlanM.

Qendra për Menaxhim me Kriza kishte marrë njoftime për dëme nga vendbanimet Bukoviq dhe Llaskarcë.

Familja e Ziberit në Bukoviq të Sarajit, siç njofton KlanM, krahas dëmeve brenda shtëpisë, mundohej që ta pastronte edhe oborrin e mbushur me ujë.

Përveç shtëpisë së Ziberit edhe shumë shtëpi tjera të Bukoviqit kishin pësuar dëme të mëdha

“Ju tregoj njëher këtu, fqnjët tre shtëpija këtu më naltë se unë, nga ana tjetër janë katër , edhe unë tetë jemi”, thotë Ziber Shabani, banor i Bukoviqit.

Situatë e ngjashme edhe në Llaskarcë. Shirat e rrëmbyeshëm, siç njofton KlanM, kishin shkatuar përmbytje në shtëpinë e Elmaz Kamberit. Kjo familje me vetfinancim kishte siguruar punëtorë për ta pastruar shtëpinë e përmbytur.

“Dëmet filluar nga ora 23:00, unë nuk isha këtu kur erdha binte shi erdha këtu kishte shumë shi, e vëndova një dru atje e kapa nga këtu shpërthej deri tek dera ka qenë shpërthijm i madh derës ja vëndova disa batanije edhe atje uji hyri brenda”, thotë Elmas Kamberi, banor i Llaskarcës.

 “ Brenda a keni dëme”?

“Ka pak, të gjithë frigoriferët janë prishur”.

Min 00.39 – “Tash keni filluar të gjithen vet e pastroni”?

“ Po të gjitha vet, vetëm vet”.

Edhe familja Ramadani, siç njofton KlanM, ishte përballur me pasojat e motit të lig dhe të përmbytjeve.

“Dy orë kjo ka qenë e gjitha me ujë, pastaj i thyem të gjitha tullat këtu sepse u friksova që mos të hyjë brenda familja mos rrezikohet. Bunari u ka mbushur  i gjithi me ujë, shakti,  dy veturat janë dëmtuar edhe siç e patë brenda ishte me frigorifer me shporet të gjitha këtë gjërat, por sërisht të thuash faliminderit prej Zotit që familjen e kam shpëtuar ajo është më e mira”

 “ Edhe këto tash do i mledhim parat aq sa do kushtojnë do  e paguajm, a do vijnë nga Komuna a jo nuk e dijm deri tani nuk ka ardhur askush të shohë”

Qytetarët që pësuan dëme nga përmbytjet janë në pritje të autoriteteve të Komunës së Sarajit për të verifikuar dhe konstatuar dëmet./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share