Një valë të nxehti po përfshin pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me temperatura të mundshme rekorde në ditët në vijim.
Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celzius në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë.
Në Itali, temperaturat mund të arrijnë deri në 48.8C. Një paralajmërim alarmi i kuq është lëshuar për 10 qytete, përfshirë Firencën dhe Romën.
Të martën, një burrë rreth të dyzetave vdiq në veri të Italisë.
Mediat italiane raportuan se punëtori 44-vjeçar po vizatonte linjat e kalimit të zebrës në qytetin Lodi, pranë Milanos, para se të rrëzohej nga vapa. Ai u dërgua në spital ku më pas vdiq.
“Ne po përballemi me një valë të padurueshme të të nxehtit”, shkroi në Twitter politikani italian Nicola Fratoianni.
“Ndoshta është rasti që në orët më të nxehta merren të gjitha masat e dobishme për të shmangur tragjeditë si ajo që ndodhi sot në Lodi”.
Disa turistë në vend tashmë kanë humbur ndjenjat për shkak të nxehtësisë, duke përfshirë një britanik jashtë Koloseut në Romë.
Vala e të nxehtit “Cerberus” – e quajtur nga Shoqëria Meteorologjike Italiane sipas përbindëshit me tre koka që shfaqet në ferrin e Dantes – pritet të sjellë kushte ekstreme në ditët në vijim, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyra Met thotë se temperaturat do të arrijnë kulmin të premten, dhe BBCWËeather thotë se zona të mëdha të Evropës Jugore mund të kenë temperatura nga 40 gradë – dhe ndoshta edhe më të larta.
Nxehtësia ka të ngjarë të vazhdojë edhe në fundjavë, dhe në Pragë, kryeqyteti çek, temperaturat mund të arrijnë deri në 36C të shtunën, sipas BBC Weather – nga mesatarja prej 24C në korrik.
Temperatura më e nxehtë ndonjëherë në Evropë prej 48,8 gradë Celsius u regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Siçilisë në gusht 2021.
Më shumë se 60,000 njerëz vdiqën në Evropë si pasojë e të nxehtit vitin e kaluar. Frika është se kjo valë e të nxehtit mund të shkaktojë shumë më shumë vdekje këtë verë, transmeton Klankosova.tv.
Vala e të nxehtit është një periudhë e motit të nxehtë ku temperaturat janë më të larta se sa priten për periudhën e vitit.
Ekspertët thonë se periudhat e motit jashtëzakonisht të nxehtë po bëhen më të shpeshta dhe ndryshimi i klimës do të thotë se tani është normale të përjetohen temperatura rekorde.
Qendra Evropiane për Parashikimet e Motit me Distanca të Mesme tha se në nivel global, qershori i këtij viti ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë.