Kryeqyteti u kaplua nga temperaturat e larta. Sot vendi regjistroi temperatura deri në 36 grade Celsius, ndërsa pasojat e të nxehtit po I ndjejnë qytetarët.
Nga Qendra urgjentë thonë se me rritjen e temperaturave, menjëherë janë shtuar edhe telefonatat për ndihmë mjekësore. Këtë fundjave me personelin tjetër mjekësorë në objektin e Urgjencës, kujdestare ishte mjekja Marina Sotirovska.
“Organizmi ynë ende nuk është i përgatitur, sepse temperaturat e larta erdhën shumë shpejt. Në punën tonë ndihet ndryshimi që sjellin temperaturat e larta. Kemi shumë thirrje, ndërhyrje edhe në vende publike, në rrugë ku qytetaret ndjehen keq, më shpesh janë më të rriturit. Alivanosen, për fat të keq shpesh kemi edhe aksidente në komunikacion ku lendohen edhe këmbësorë, motorristë, persona që udhetojnë me skuter ose me biçikleta. Ndikon vet nxehtësia që të kenë përqëndrim më të ulet.”, tha Marina Sotirovska.
Rekomandohet që të shmangen lëvizjet në qytet nga ora 11.00 deri në orën 17.00
“Patjetër duhet të mbani me vete shishe me ujë. Të vishen rroba me të lehta, të mbahen kapele, size kunder diellit dhe është shumë e rëndësishme që të konsumohet ushqim sa më I lehtë. Duhet të tregojnë kujdes në konsumimin e alkoolit dhe kafes, sepse të gjitha këto e mundojnë organizmin.”, tha Marina Sotirovska.
Gjatë fundjaves në urgjencë kujdestarë janë 6 ekipe dhe fatmirësisht tashmë janë furnizuar edhe me vetura, problem me të cilit janë përballur gjatë viteve të kaluara.
Moti I nxehtë afrikan nxori në sipërfaqe edhe probleme tjera. Përvec zjarreve, qytetarët për cdo ditë denoncojnë për probleme me gjarpërinjtë. Nga QMK-ja rekomandojnë që qytetarët të kenë kujdes gjatë lëvizjes në natyrë dhe rreth burimeve të ujit.
Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Nga fillimi i javës së ardhshme të punës, temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë, ndërsa në pjesët juglindore rreth 40 gradë./tvklan.mk